“Billboard”: Këngët e tri shqiptareve, në mesin e 30 këngëve më të mira të vitit 2020
Tri këngëtare shqiptare me famë botërore janë pjesë e listës së këngëve më të mira të vitit 2020, të publikuara nga “Billboard”.
Sipas renditjes, në listën e 30 hiteve të këtij viti janë renditur edhe tri këngëtaret e muzikës pop, ato janë Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.
Duhet theksuar se këngët që pushtojnë top 30 të Billboard janë “Kings and Queens” të Ava Max, “Levitating” e Dua Lipës dhe “Baby, I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat.
Tashmë dihet se këto këngëtaret shqiptare po ecin me hapa të sigurt drejt suksesit.
Kujtojmë se albumi i Dua Lipës u rendit i pari nga revista “People”, si më i dëgjuari në vitin 2020. Pavarësisht kushteve të vështira nga Covid-19, këngëtaret shqiptare të muzikës pop nuk e ndalën hovin e tyre për këngë dhe klipe.