Dua Lipa uron 28 Nëntorin me flamurin kombëtar në duar: Krenare që jam shqiptare

Dua Lipa edhe një herë me shumë krenari ka treguar prejardhjen e saj.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore nuk ka lënë anash urimin për Ditën e Flamurit.

25 vjeçarja ka postuar një fotografi, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shihet e mbuluar me flamurin kombëtar.

“28 Nëntori!!! Dita e Flamurit!!! Krenare që jam shqiptare. Urime Dita e Pavarësisë!!, ka shkruar Dua duke bërë edhe një herë krenar shqiptarët kudo në botë.

Ndryshe, rikujtojmë që ylli më i famshëm shqiptar së fundi është nominuar në 6 kategori në Grammy Awards.

https://www.instagram.com/p/CIIYpkrsQ27/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *