Ndahet nga jeta Fatmir Bajraktari, Hit-këngëtari i gjeneratës së artë të viteve 80-ta

Ndahet nga jeta Fatmir Bajraktari, Hit-këngëtari i gjeneratës së artë të viteve 80-ta

Hit-këngëtari i gjeneratës së artë të viteve 80-ta dhe njohësi i mirë i zhanrit Evergreen Fatmir Bajraktari, ka vdekur mbrëmë në moshën 67 vjeçare.

Aktualisht i ndjeri Fatmir Bajrakatari ishte edhe kryetar i  Korit famoz ‘Siparantum’, sukseset e të cilit kanë tejkaluar kufinjtë nacional dhe kombëtarë.

I ndjeri ka humbur betejën me vdekjen në QKUK.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga familja e tashmë të ndjerit.

Fatmir Bajraktari do të përcjellet sot për në banesën e tij të fundit. Ceremonia mortore do zhvilohet në varrezat e qytetit në Pejë, në ora 15:00 nga rrethi i ngushtë familjarë, konform masave pandemike Covid 19.

Në intervistën e fundit të para pak kohësh, si i ftuar në ‘RADIO 1’, tek Fitim Behluli, i ndjeri Bajraktari,  nën emocione kishte shpalosur kohërat e bukura dhe vitet e ikura. Mes tjerash, Bajraktari kishte folur edhe për pengun e tij jetësorë të karrierës muzikore. Ai ka qenë ‘Mikrofoni i Argjendë’ – fituar në ‘Akordet e Kosovës’ në vitin 1984, e që fatkeqësisht i ishte djegur nga lufta e vitit 1999.

“Ajo çfarë e kam peng edhe sot, është ‘Mikrofoni i Argjendtë’ që e kisha fituar në vitin 1984 në Festivalin ‘Akordet e Kosovës’. E ruaja dhe e doja fort, meqë më ishte ndarë nga e madhja e zërit shqip Nexhmije Pagarusha. U dogj në vitin 1999. Më ka ikur një shenjë e imja…”-kishte thënë mes tjerash Bajraktari në ‘RADIO 1’.

Ndryshe, Fatmir Bajraktari kishte folur edhe për planet e afërta muzikore në sferën perosnale.

“Kam arkiv të konsiderueshëm të këngëve të mia nga arkivi i Radio Prishtinës së dikurshme. Shpresoi tani si pensionist, që kohën të cilën e kam më të lirë, tja kushtoi përgatitjes së një CD-je përmbledhëse me ato këngë dhe tju them, ja unë isha dhe jam ky.”-ishte shprehur Fatmir Bajraktari në intervistën e muajit Tetor të vitit 2019 në ‘RADIO 1’.

Me rastin e vdekjes së tij, ka reaguar edhe Kori ‘Siparantum’, të cilin i ndjeri e ka drejtuar si kryetar deri në ditën e fundittë jetës së tij, si dhe shumë shoqëri kulturore e personalitete të Pejës e Kosovës.

“Falemnderit për momentet e bukura, buzëqeshjen dhe pozitivitetin që na e dhurove kryetar”.

Pusho i qetë. RIP – Fatmir Bajraktari, Predisent of Siparantum Choir. -shkruhet në reagimin e Korit ‘Siparantum’.

Kanë ngushëlluar edhe SHKA ‘Sofra Pejane’, SHKA ‘Përparimi’, SHKA ‘Marigona’, Okteti ‘PEJA’.

Telegram ngushëllimi ka drejtuar edhe zv/Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Qeverisë së Republikës së Kosovës Arbër Grabovci./Njeshi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *