Tragjike/ Ndahet nga jeta në moshën 31 vjeçare, DJ i njohur

DJ i njohur, Cookie Monsta është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia diskografike “Circus Records”, përmes një postimi në Tëitter.

“Toni Cook i dashur ynë (aka Cookie Monsta) na ka lënë. Ne jemi të shkatërruar, asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë dhimbjen tonë në një ditë të tillë.

Të gjitha mendimet tona shkojnë te familja, miqtë e Tonit dhe zemra jonë shkon veçanërisht tek djali i Tonit Olly, Mini Monsta.

Botën do ta marrë malli për ty Cookie, ne do na mungjë vellai “, shkruhet në postimin në Tëitter të Circus Records.

Shkaku i vdekjes së artistit nuk është bërë ende publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *