Rasti i 2 milionë eurove, Lushtaku: Burim Bujupi s’është ortaku im, është shpifje e rëndë!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi në media u përmend emri i tij se është ortak me Burim Bujupin, i përmendur në rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga thesari i shtetit.

Deputeti nga Drenica kërkoi nga media që të tërhiqen shpifje të tilla, në të kundërtën, paralajmëron se do t’i drejtohet organeve të drejtësisë.

“Gazeta Online Insajderi.org dhe Vehbi Kajtazi, kërkoj nga ju që menjëherë të kërkoni falje dhe ta tërhiqni shpifjen që keni bërë ndaj meje.

Edhe pse unë sot ua kam sqaruar se Burim Bujupi i përmendur nuk ka të bëj me ortakun tim, ju përsëri keni shpifur rëndë. Nëse nuk tërhiqeni nga shpifjet e tilla në një afat sa më të shpejtë, une do të ju padis”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *