Veliu: Koha do ta dëshmojë se propaganda kundër meje dhe LDK-së ka qenë e fabrikuar dhe false

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu, ka komentuar humbjen e parë të zgjedhjeve në Podujevë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Veliu tha se koha do ta dëshmojë se propaganda ndaj tij dhe LDK-së është false dhe e fabrikuar.

“Llapjanët folën dje. Kur flet sovrani të gjithë duhet të heshtin. Dega e LDK-së në Podujevë, që nga themelimi i partisë prej 31 vitesh, e pësoi humbjen e parë në zgjedhje. Është e rrallë për një parti demokratike të ketë besim aq të gjatë qytetar, të palëkundur dhe konsistent, në kohë të vështirë dhe ditë të mira”.

“E çmoj jashtëzakonisht shumë dhe përkulem para këtij besimi që na keni dhënë për gati 31 vite. Këtë besim e kam respektuar dhe do ta vlerësoj përgjithmonë. Koha do ta dëshmojë se propaganda kundër meje dhe LDK-së ka qenë e fabrikuar dhe false”.

Ministri aktual i Punëve të Brendshme theksoi se kundërshtarët politik ai nuk i konsideron si armiq.

“Kundërshtarët politikë ne nuk i konsiderojmë armiq, siç na identifikojnë ata neve. Sot është një ditë reflektimi për neve. Do ta analizojmë me kujdes humbjen në zgjedhjet lokale, do të identifikojmë dhe korrigjojmë mangësitë tona, do ta zgjerojmë ekipin konform nevojave të qytetarëve, për tu rikthyer triumfalisht në Podujevë në zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *