ARRAT – VLERAT USHQYESE DHE BENEFITET NË ORGANIZËM

Arrat përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E. Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj.

Vetitë shëndetësore të arrës
Ushqejne trurin: Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin.
Kane vlera te medha ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.

Arrat kane vitamina: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Sasi te madhe te vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.

Tri studime të ndryshme konfirmojnë se ngrënia e frutave të thata, e sidomos e arrave përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kardiovaskulare.

Arra është një ushqim shumë i mirë për zemrën, trurin dhe gjithë organizmin.
Edhe pse në mënyrë të veçantë vlerat ushqyese të arrës janë provuar shkencërisht, gjithashtu njihen edhe dobitë shëndetësore të tyre. Kështu, arrat janë një ushqim i njohur natyror për funksionimin e shkëlqyer të trurit. Arrat mund të kultivohen shumë lehtë dhe nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë.
Forma e thelbit të arrës i përngjanë në pamje trurit të njeriut.

Truri i njeriut është i përbërë nga rreth 60% strukturë yndyrore, prandaj edhe truri ka nevojë për yndyrë Omega 3, e cila e ndihmon trurin të funksionojë siç duhet dhe ta mbajë fluid dhe fleksibël. Mungesa e Omega 3 në organizimin e njeriut reflekton në këto probleme: hutim, depresion, humbje e kujtesës, aftësi të kufizuara në mësim, aftësi të dobëta në zgjidhjen e problemeve si dhe çrregullime gjatë gjumit. Përveç Omega 3, arrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë të cilat ndihmojnë për të parandaluar dhe riparuar dëmtimet e trurit për shkak të radikalëve.

Arrat me të vërtetë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për të rritur aftësinë tuaj, qartësuar mendjen dhe për të dhënë më të mirën nga truri. Zbulimet tregojnë se arrat mund të ulin rrezikun e të pasurit një sulm në zemër apo sëmundje tjera në zemër si dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve tjera të mundshme të natyrës kardiovaskulare. Së fundi, ekspertët thonë se arrat ose produktet e arrave, mund të jenë një potencial i madh, një ilaç për të ulur kolesterolin e keq në gjak. Në mënyrë që të merrni përfitime nga arrat, atëherë rekomandohet që të konsumoni 5 deri në 7 arra në ditë.

Omega-3: Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për rritjen e qelizave, për imunitetin, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve.

Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Ushqejne floket: Vaji i arrave përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.
Ushqim për lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrive ushqen lëkurën, zbardh rathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën. Për pjellorinë: Arrat përmbajnë kompleks vitaminash B si folate, riboflavinë, thiamine etj. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për gruan dhe fetusin. Arrat gjithashtu lehtësojnë shenjat e shtatzënisë dhe zhvillojnë trurin e bebes.

Parandalojnë kancerin: Arrat parandalojnë kancerin falë përbërësve si omega 3, antioksidantëve dhe fitosteroleve. Luftojnë diabetin e tipit 2: Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë.

Kundër shëndoshjes: Arrat përmbajnë proteina dhe fibra që ndihmojnë për një dietë të shëndetshme.

Përmirëson cilësinë e spermës: Arrat janë të pasura në acide linoleike, konsumi i 75g arrive në ditë përmirëson cilësinë e spermës etj.

Për shëndetin e kockave: Arrat i bëjnë mirë kockave falë përmbajtjes së acideve omega-3.

Për tretjen: Meqënëse arrat janë të pasura në fibra ato janë një ushqim i shkëlqyer për tretjen si dhe lufton problemet me të.

Përmirëson gjumin: Gjendra pineale në trup prodhon hormonin melatoninë që përgjigjet edhe për gjumin. Ky hormone gjendet tek arra, duke e kthyer këtë ushqim në një snack të përkryer për përmirësimin e gjumit.

Forcon imunitetin: Arrat mbrojnë kundër ekzemës, psoriazës, astmës, dhe artritit reumatoid. Por, ajo që është më e rëndësishme është se arrat përmbajnë acide të shëndetshme që mbështesin sistemin imunitar, duke parandaluar riprodhimin e qelizave kanceroze.

Shëndetin e enëve të gjakut: Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë çrregullimin e ritmit të të rrahurave të zemrës, reduktojnë mpiksjet e gjakut, dhe kanë shumë impakt në enët e gjakut. Aminoacidi kryesor arginina ndihmon në elasticitetin e enëve të gjakut, duke reduktuar rrezikun për sëmundje zemre.

Ushqimi i përditshëm me 75g. arra mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së spermës. Hulumtuesit kanë vërtetuar se njerëzit që kanë zbatuar këtë diete kanë patur përmirësim të vitalitetit të spermës, në lëvizshmërinë, dhe morfologjinë e saj. Pavarësisht se ka kaq shumë përfitime për shëndetit është mirë të bëjmë kujdes në sasinë dhe shpeshtësinë e konsumit të arrave, për shkak se përmban sasira të larta oksalatesh të cilat kontribuojnë në formimin e gurëve në veshka.

Vaji arrës ka veti të shkëlqyera si astringent, ndihmon për të mbajtur lëkurën të butë. Është përdorur me sukses si ilaç në terapinë tradicionale të lëkurës me masazh si dhe nga industria farmaceutike dhe atë kozmetike.

Fruti i arrës si ushqim, ka përmbajtje të larta kalorish dhe yndyrnash, prandaj ajo mund të konsiderohet si një ushqim super për njeriun, është e pasur në vitamina, duke përfshirë B1, B2, B3, B5, B6 dhe acid folik. Ajo gjithashtu është e pasur në hekur, magnez, kalium, zink, etj. Arra konsumohet si frut ose gjen përdorim në shume receta të kuzhinës për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme

Arra është një frut që ka përdorime të shumta përveç përdorimeve më të shpeshta që ne jemi mësuar të shohim në ëmbëlsira, sallata, makarona, dihet shumë pak informacion për vetitë shëruese të gjetheve të reja, lëvores së re dhe frutave të papjekura, të cilat ndihmojnë tek shumë sëmundje, ndërsa ato janë më efektive në qoftë se mblidhen në fillim të sezonit.

Arra njihet si pastruese e gjakut dhe është e mirë edhe për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, pezmatimit të zorrëve, forcimit të muskujve dhe të shikimit. gjithashtu përdoret kundër plagëve të infektuara dhe ekzemës, sëmundjeve të lëkurës, inflamacionit të syve.

Si vaj është e mirë për flokët, ndërsa ato i mbron nga djegiet e shkaktuara nga dielli. Bërthama përmban 65 për qind vaj, proteina, karbohidrate, fosfor, kalium, magnez, vitamina B dhe C, hekur. Prandaj është një detoksifikuese, sekretolitike, laksative dhe antidiabetike e shkëlqyeshme.

Veçanërisht është efektiv çaji nga gjethet e reja, të cilit kur i shtohet mjalti, e forcon dhe pastron organizmin si dhe e përmirëson shëndetin. Ai përdoret për problemet me tretje, dhimbje të eshtrave, gjakrrjedhje të dhëmbëve dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve, skuqjet purulente, djersitje të tepruar të këmbëve dhe larje të rrobave të bardha.

Arrat e reja dhe të gjelbra janë të pasura me vitaminë C, prandaj vendosen në mjaltë dhe u jepen të sëmurëve, fëmijëve të dobët dhe anemikëve. Frutat e pjekur kanë shumë vaj dhe hahen të papërpunuara ose të ziera. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, që është arsyeja se pse me sukses ulin kolesterolin në gjak. Tek ënjtjet merret pluhuri i bluar imët i bërthamës me pak verë.

Djersitja e këmbëve

Në dy litra ujë vendosni nga pesë lugë të vogla të gjethes së bluar të arrës dhe lëvozhgës së lisit të ri. Vendosni në ujë të valë dhe zieni rreth dhjetë minuta. Kur përmbajtja të jetë e vakët, pastroni këmbët në të. Pas pastrimit, mos i fshini, por thani ato në ajër. Për forcim të flokëve

Në makinën për bluarje të arrave bluani dhjetë lugë të bërthamës së arrës, dhe pastaj vendosni në një litër të alkoolit 96%. Shishen mbylleni mirë dhe mbajeni dy javë në një vend të ngrohtë. Me këtë përzierje masazhoni kokën çdo natë dhe më pas thani flokët.

Kundër dhimbjeve

Përzieni një litër vaj ulliri të parafinuar me 10 lugë të mëdha të gjethes së imtësuar të arrës. Përzierjen lëreni të qëndrojë një muaj në një vend të ngrohtë, me përzierje të përditshme disa herë në ditë, dhe më pas me të masazhoni zonën e dhimbjes.

Me mjaltë

Në kombinim me mjaltin, arrat janë një ilaç i mrekullueshëm natyral, sepse ia sigurojnë organizmit të gjitha vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrat dhe karbohidratet e nevojshme. Ajo është veçanërisht e efektshme tek lodhjet dhe anemia. Ajo përgatitet duke e përzier 500 gramë mjaltë të livadheve me 500 gramë arra të bluara dhe një limon. Ilaçi i përgatitur në këtë mënyrë merret çdo 3-4 orë nga një lugë e madhe, deri në shërim.
Arra është një dru frutor që përmirëson kushtet e mjedisit. Në zonat ku kultivohet krijon një mjedis të freskët e tepër jetësor. Rrënjët e saj ashtu siç frenojnë erozionin e tokave, shërbejnë edhe për të mbajtur lagështinë në tokë, sidomos në zonat me verë të thatë. Të gjitha pjesët e arrës, si: trungu, frutat, rrënjët, kanë vlera cilësore drusore, ushqyese, mjekësore, etj.
Rrënjët e arrës janë nga më të mirat për prodhimin e mobilieve. Rimesua dhe mobiliet më të shtrenjta prodhohen me drurin e rrënjëve të arrëve. Nga rrënjë përfitohen edhe një lëndë etro-vajore me erë të këndshme që përdoret në parfumeri. Në mjekësinë popullore nga rrënjët prodhohet një pluhur laksativ.
Druri i arrës, është një nga drurët më cilësorë për prodhimin e rimesos për mobiliet. Përdoret në bërjen e dyshemeve cilësore me variacione ngjyrash e të forta. Gjen përdorim për pjesët e drunjta të armëve dhe vepra arti si skulptura, sepse është i qëndrueshëm dhe rezistent. Arrat me mjaltë për shërimin e impotencës

Arrat janë një afrodiziak natyror, meqë përmbajnë vitaminat B1 dhe B2, të cilat organizmit i japin energji, si dhe elementet vitale, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e gjëndrave. Janë të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitetin seksual dhe për punën e prostatës. Në kombinim me mjaltë, veprimi i arrave vetëm sa vjen e shtohet. Për ta arritur efektin e dëshirueshëm, ky “mjekim” duhet të zgjasë 20 deri 30 ditë.

Përzierja kundër anemisë. Me këtë përzierje mundeni aneminë dhe lodhjen e tepërt

Përgatiteni një përzierje nga gjysmë kilogrami mjaltë, gjysmë kilogrami arra të bluara dhe një limon. Përzieni të gjitha mirë e mirë dhe konsumoni një lugë çdo 3-4 orë.

Qumështi i arrave kundër ulcerës

Qumështi i arrave është ilaç i cili përshpejton shërimin e ulcerës në lukth. Për përgatitjen e qumështit, përvëloni 20 gramë të arrave të bluara me 2 decilitra ujë të valë. Tundeni mirë e mirë, kullojeni dhe shtoni një lugë të madhe mjaltë. Para buke konsumoni 5-6 lugë të vogla të qumështit të arrave.

Arrat e gjelbra për gjëndrën tiroide

Arrat e reja, të gjelbra, janë të pasura me elementet kryesore përbërëse të hormoneve të gjëndrës tiroide, me jod dhe tirozinë. Ky preparat nga arrat e gjelbra është shumë i popullarizuar për shërimin e hipotireozës. Në përqindje të njëjtë përzieni arrat e gjelbra (sa kokrra e lajthisë) të bluara, me mjaltë. Leni në vend të errët për 30 ditë. Merreni 1 lugë të vogël në ditë.

Tinktura e arrave kundër tumoreve

Imtësoni 150 g të rrënjës së valerianës, 50 g arrë myshk dhe 50 g sytha të mështeknës, hidhini gjysmë litri vodkë apo raki, e më pas shtoni 150 g gëzhoja të gjelbra të arrave. Lërini që të rrinë dhjetë ditë në vend të thatë. Merrni 15 pika të tinkturës në 1 dcl uji, tri herë në ditë, gjysmë ore para buke.

Çaj për pastrimin e gjakut

Çaji nga gjethet e reja të arrave përdoret si preparat për pastrimin e gjakut. Është efikas edhe kundër diabetit, sëmundjeve të lëkurës, hemorroideve, parazitëve, etj. Pasi që t’i mblidhni, gjethet duhen tharë. Përgatiteni çajin në këtë mënyrë: dy lugë të gjetheve të thara mbuloni me 2 dcl të ujit të ftohtë dhe zieni për 5 minuta. Lëreni enën të mbuluar 15 minuta dhe më pas kullojeni. Gjatë ditës mund të pini 2-3 filxhanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *