‘Bajerni nuk ngopet kurrë me trofe’, Gnabry: Duam sërish tripletën

Sulmuesi i Bayern Munchen, Serge Gnabry premtoi se ai dhe shokët e skuadrës do të bënin gjithçka për të mbrojtur të tre titujt e fituar në sezonin e kaluar.

Numri shtatë i Bajernit që shkëlqeu në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Shalkes duke shënuar tre gola në fitoren 8-0, është i bindur që skuadra do të vazhdojë të ruajë formën e saj.

Duam të bëjmë gjithçka për të fituar sërish. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi Bajerni dhe gjithmonë duam vetëm të fitojmë. Fitimi i Champions-it ishte një moment që nuk do të harroj kurrë. Ishte një ëndërr e bërë realitet.

Në këtë sezon do të mbani veshur fanellën me numër shtatë, çfarë do të thotë kjo për ju?

Është një numër që është mbajtur veshur nga shumë lojtarë të mëdhenj. Është një nder i madh për mua që, duke nisur nga ndeshja e parë, do të kem mbi shpinë numrin shtatë.

Në kampionatin e kaluar shënuat 12 gola dhe dhatë 10 asiste, çfarë prisni në 2020-2021?

Sigurisht që objektivi është të bëj më mirë se sezoni i fundit, gjithmonë në aspektin personal. Jemi një skuadër e kompletuar dhe me ardhjen e Sanesë, jemi bërë akoma më të fortë. Do të jetë më e lehtë për mua të shënoj dhe të jap asiste për shokët e skuadrës.

Jeni gati për startin e kampionatit?

Sigurisht që po, edhe pse kemi vetëm disa javë që stërvitemi intensivisht. Ishte një situatë e papërjetuar më përpara, por kjo tani pak rëndësi ka.

Kjo do të thotë që Bajerni nuk është ngopur me trofe?

Jo, kurrë. Duam të fitojmë gjithçka edhe këtë sezon. Mendoj që shanset janë reale, edhe pse skuadrat e tjera në Europë gjithashtu janë forcuar. Do të jetë diçka e bukur të luash sërish për trofeun më të rëndësishëm në botë për klube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *