Milani, skuadra më në formë në Evropë

Milani është lider i tabelës në Serie A dhe skuadra më në formë në Evropë me një mesatare më të mirë se Bayern Munich dhe Tottenham të cilët kryesojnë ligat e tyre.

Rossonerët fituan 2:0 në “San Siro” kundër Fiorentinës të dielën dhe janë me një epërsi prej pesë pikësh ndaj skuadrave si Interi dhe Sassuolo të vendit të dytë.

Skuadra e Stefano Piolit ka 23 pikë pas nëntë ndeshjeve, askush në Evropë nuk ka një rekord më të mirë deri më tani.

Mesatarja e pikëve e skuadrës së Milanit është 2,5 ndërsa Bayerni ka mesatare 2,4 dhe Tottenham 2,1.

Së bashku me Atletico Madridin dhe Juventusin janë skuadrat e vetme të pamposhtura në pesë ligat më të mira të Evropës.

Kuqezinjtë shënuan 21 gola në nëntë ndeshjet e para të sezonit në Serie A.

Milani kishte rezultate me të mirë vetëm në sezonin 2002/03 kur arritën 23 gola.

Ata pësuan vetëm tetë gola në nëntë ndeshje të Serisë A, dy më shumë se në sezonin 2008/09 kur pranuan shtatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *