‘Nuk do luajmë pa u përmbushur kërkesat’, Partizani mesazh kryeministrit Rama

Partizani nuk u nda nga “tufa” për bojkotin e kampionatit.

Ashtu si klubet e tjera të Kategorisë Superiore, sot ekipi i kuq zbriti në fushë thjesht për të protestuar dhe për të kërkuar përmbushjen e katër kërkesave që Liga Profesioniste ka ndaj qeverisë. 

”Katër kërkesat e Ligës janë minimale dhe plotësisht të realizueshme, madje të premtuara nga të gjitha qeveritë në fushata elektorale, e të harruara sapo marrin mandatet. Nuk do të kthehemi të luajmë, pa u përmbushur të katër kërkesat e paraqitura”, thuhet në mesazhin në Facebook drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Për këtë arsye të kuqtë lanë përgatitjet në Ohër dhe arritën mbrëmë në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *