Vlera e Bitcoinit brenda javës rritet me rreth 25 për qind
Bitcoin ka arritur vlerën prej mbi 23 mijë dollarë, një nivel që nuk është thyer për gati tre vjet.
Kjo kriptovalutë, sipas CoinMarketCap, aktualisht po tregtohet me 23,656.52 dollarë, që është një rritje prej rreth 24.44 për qind brenda një jave.
Brenda muajit nëntor, Bitcoin ishte rritur me mbi 66 për qind të vlerës.

Vlera aktuale e Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap
Tre muaj më parë, vlera më e lartë e Bitcoin ishte 10,528.89 dollarë.