Harry Bajraktari: Këtu e njohin se çfarë gënjeshtari është Vuçiq, nuk besoj që marrëveshja shkon në favor të Serbisë

Biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA dhe aktivisti i çështjes kombëtare, Harry Bajraktari, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se presidenti i SHBA’së, Donald Trump, po korrë suksese në politikën e jashtme, dhe se beson që do të arrihet një marrëveshje e favorshme për Kosovën në Uashington.

“Trump po përpiqet që të arrijë një marrëveshje”, thotë ai.

“Nuk besoj që do të ketë probleme në këtë proces. Ka mjaft artikuj dhe lajme të rreme rreth këtij procesi. Shqiptarët i japin shumë më shumë se sa që duhet Serbisë për politikën e jashtme. Shumë kur bisedojmë dhe bisedat që kanë pasur me Vucic më herët e konsiderojnë si një gënjeshtar të mirë. Ata e dinë kush është Vucici dhe kush është Serbia”, shton ai.

“Nuk besoj se marrëveshja do të shkojë në favor të Serbisë”, përfundon Bajraktari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *